Pyetjet që bëhen më shpesh

Çfarë është ZANO Inspire?
ZANO është një nebulizator me kompresor për terapi efikase aerosolike. Mund të lexoni më shumë në https://myzano.info/al/
Cila është mosha e rekomanduar për përdorimin e nebulizatorit ZANO, a mund ta përdorin edhe të rriturit?
Mosha e rekomanduar është mbi 2 vjeç sipas rregulloreve të BE-së përveç nëse rekomandohet nga një specialist mjekësor. ZANO mund të përdoret gjithashtu edhe nga të rriturit. Ka dy maska të ndryshme - një për të rritur dhe një për fëmijë.
Çfarë lloj problemesh mund të zgjidhen duke përdorur ZANO?
Zano është një nebulizator me kompresor për terapi efikase aerosolike që ndihmon pacientët që vuajnë nga astma, alergjitë dhe komplikacionet e tjera të frymëmarrjes.
Ne udhëtojmë shumë dhe duhet ta marrim nebulizatorin kudo. A është ZANO i rëndë dhe i madh?
ZANO peshon më pak se 200 gram dhe mund ta mbani me pëllëmbën e dorës. Për një transport të lehtë, ZANO ka një çantë transporti që mund të merrni kudo me vete.
A është ZANO i zhurmshëm? Fëmija im ka frikë nga tingujt me zë të lartë.
ZANO është një nga nebulizatorët me kompresor më të qetë. Me një tingull të ulët nga 55dB, ZANO është po aq i qetë sa një frigorifer në gjendje pune dhe ngjitësit në çdo kuti ndihmojnë në shpërqëndrimin e fëmijës që proçesi të mbarojë shpejt.
A mund ta përdorim ZANO-n nëse nuk kemi ndonjë problem me frymëmarrjes?
Nebulizatori ZANO mund të përdoret jo vetëm për problemet e frymëmarrjes, por edhe për sekrecionet e zakonshme nga hundët, ftohjen e zakonshme, bronkitin etj. Nebulizimi ndihmon për të lehtësuar gulçimin, frymëmarrjen dhe kollitjen
Cilat lloje barnash mund të përdor me ZANO?
Ju mund të përdorni ZANO për çdo medikament (rekomandohet nga mjeku / specialisti mjekësor) dhe kripë gjithashtu.
A mund të përdor vajra aromatikë/çajra/bimë me ZANO?
Jo. Nuk rekomandohet të përdorni asgjë tjetër përveç barnave të përshkruara nga mjekët ose ujë të kripur.
Sa është madhësia e grimcave të aerosolit që shpërbën ZANO?
Nebulizatori Zano gjeneron grimca aerosolike mesatarisht 3.8 μm, i cili siguron shpërndarje të barabartë të barit aerosolik në çdo pjesë të mushkërive gjatë gjithë procesit të nebulizimit.
Sa është shkalla e nebulizimit të ZANO-s?
Shkalla e nebulizimit është nën 0.2 ml për min.
Si mund ta pastroj ZANO-n?
Janë disa hapa që rekomandohen të ndiqen kur pastroni ZANO-n tuaj. Rekomandohet të pastroni pjesët e nebulizatorit ZANO menjëherë pas çdo përdorimi. Pastrimi i njësisë kryesore pas çdo përdorimi do të parandalojë tharjen e mbetjeve të barnave në shishe, e cila do të rezultojë në një nebulizim më efikas dhe parandalimin e infeksioneve. Për pastrimin e trupit dhe përshtatësit kryesor, përdorni vetëm një leckë të thatë dhe të butë. Çmontoni pjesët e pajisjes. Hiqeni aparatin nebulizues nga pjesa e sipërme e trupit të nebulizatorit. Pas pastrimit, sigurohuni që të bashkëngjitni në pjesën e sipërme të trupit të nebulizatorit dhe sigurohuni që të jenë përputhur mirë . Shpëlani të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë. Thajini me dorë ose ajër të thatë në një mjedis të pastër. Ruani çdo gjë në çantën ZANO për ta përdorur në të ardhmen.
Ku mund ta blej ZANO-n?
Ju mund ta blini ZANO në çdo farmaci në Shqipëri.
A keni ndonjë pajisje shtesë për nebulizatorin ZANO dhe ku mund t’i blej ato?
Po. Ju mund të blini pajisjet shtesë ZANO në çdo farmaci në Shqipëri.

NA KONTAKTONI0800 1 3456

Грешка

Грешка

Грешка